Koronavirusi, rritet numri i të infektuarve në Francë

09.02.2020 16:59

Numri i personave të infektuar nga virusi vdekjeprurës...

Numri i personave të infektuar nga virusi vdekjeprurës i llojit korona në Francë ka kapur shifrën 11.

Ishte ministrja franceze e Shëndetësisë, Agnes Buzyn, ajo që u tha gazetarëve në Paris se ky virus  u konfirmua te pesë pacientë të rinj dhe se gjithsej 11 persona janë të infektuar aktualisht në Francë.

Një nga pacientët e infektuar është fëmijë, dhe në mesin e tyre është një shtetas i Britanisë që erdhi në Francë nga Singapori. Përveç Kinës, epiqendrës së shpërthimit të virusit, ai është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë. Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare. Ndërkohë, numri i viktimave nga koronavirusi ka shënuar një tjetër rekord. Bëhet fjalë për 813 të vdekur që nga shpërthimi i virusit në muajin dhjetor, shifër kjo më e lartë se numri i viktimave që humbën jetën nga virusi Sars në vitin 2013.