Stuhia 'Ciara' godet Britaninë e Madhe

09.02.2020 19:25

Në Britaninë e Madhe janë ndërprerë udhëtimet me tren....

Në Britaninë e Madhe janë ndërprerë udhëtimet me tren, fluturimet dhe udhëtimet me traget. Stuhia me forcë uragani e ka goditur ishullin me një forcë të regjistruar prej 129 km/h.

Të paktën 10 kompani hekurudhore kanë shpallur publikisht lajmërimin e ndërprerjes së udhëtimeve ndërsa 20 të tjera i kanë sinjalizuar pasagjerët që do të ketë vonesa sepse parashikohet që erërat e forta do të dëmtojnë rrjetet elektrike dhe do të sjellin pengesa të rënda nëpër binarë.

Aeroporti i Londrës “Heathroë” dhe disa kompani ajrore, kanë zgjedhur t’i unifikojnë fluturimet për të reduktuar numrin e atyre që do të eliminohen.

Ndërsa kompania “British Airëays” ka vendosur t’i transferojë pasagjerët në aeroporte të tjerë. “Virgin Airlines” i ka anulluar disa udhëtime.

Uragani Ciara pritet të sjellë shira dhe rrebeshe të fortë. Agjensia meteorologjike ka sinjalizuar 22 momente emergjence, dhe 149 njoftime rreziku për përmbytje. Ekspertët britanikë të motit thonë se Ciara pritet të jetë stuhia më e fuqishme e këtyre 7 viteve të fundit, që prej 2013-s.

Sipas sinoptikanëve, stuhia në fjalë pritet të kalojë edhe në Ballkan gjatë mesjavës. Ndësra edhe Gjermaninë veriore e ka goditur stuhia Ciara, duke sjellë erëra të forta. Mediat gjermane raportojnë se është pezulluar shumica e trafikut hekurudhor dhe ajror nëpër rajonet e prekura.  Ndërkohë, janë mbyllur edhe shkollat gjatë ditës së hënë.