Show Biz

“Parasite” shkruan historinë, filmi i parë i huaj që fiton në çmimet “Oscar”

10.02.2020 13:01

Filmi jugokorean, “Parasite”, ka fituar çmimin për filmin më të mirë këtë vit në Akademinë e Arteve dhe Shkencave në Shtetet e Bashkuara...

Filmi jugokorean, “Parasite”, ka fituar çmimin për filmin më të mirë këtë vit në Akademinë e Arteve dhe Shkencave në Shtetet e Bashkuara, duke u bërë filmi i parë që nuk është në gjuhën angleze, por ka marrë Oscar si filmi më i mirë i vitit.

Filmi “Parasite” shpërfaq satirën sociale rreth dy familjeve nga klasa të ndryshme shoqërore në Seul, njëra që jeton në varfëri në bodrum dhe një familje të pasur që jeton në një shtëpi të madhe.

“Parasite” fitoi plot 4 Oscar, përfshirë këtu “Regjisorin më të mirë”, “Skenarin më të mirë origjinal” dhe “Filmin më të mirë ndërkombëtar”.

Filmi tjetër i nominuar në disa kategori, filmi “1917”, me regji të Sam Mendes ka fituar tre çmime. “Ford Versus Ferrari” rrëmbeu dy statuja të arta, “Joker” 2, “Once Upon a time in Hollywood” po ashtu 2 Oscar.

“Toy Story 4” triumfoi si filmi më i mirë i animuar. Joaquin Phoenix ka fituar çmimin e aktorit më të mirë për rolin në filmin Joker, derisa çmimi për rolin më të mirë në rol dytësor ka shkuar për aktorin Brad Pitt në filmin, “Once Upon a Time in Hollywood”.

Renee Zellweger ka fituar çmimin për aktoren më të mirë për portretizimin e Judy Garland në filmin Judy, Laura Dern mori çmimin për aktoren më të mirë në rol dytësor për rolin e saj në filmin, “Marriage Story”. “Honeylend”, dokumentari nga Maqedonia e Veriut, edhe pse  nominuar në dy kategori, nuk arriti të marrë kupën.

Në kategorinë për dokumentarë, fitoi “Amerikan Factory” , ndërsa Paradise, fituesi absolute, padyshim që nuk la vend që Atixhja t’i gëzohej “Oscar”-it.