Botë

Viktima e parë nga stuhia në Slloveni

10.02.2020 13:27

Një peson humbi jetën, prejse për shkak të erës së fuqishme mbi automobilin e tij ra një dru...

Fatkeqësia ndodhi  në mëngjes në rrugën Dravograd-Maribor në afërsi të vendit Podvelki, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Lubjana.
 
Pas fatkeqësisë, policia për komunikacion e mbylli  tërë aksin rrugor. Për shkak të erës së fuqishme tërë Sllovenia prej sot është në “fazën portokalli”.
 
Agjencia për mjedis jetësor e dha paralajmërimin pas informacionit të shërbimeve meteorologjike, se në disa pjesë  të shtetit era do të arrijë shpejtësi edhe deri në 120 kilometra në orë./mia