Botë
“Al Arabia: Ushtria amerikane filloi të tërhiqet nga Iraku
10.02.2020 14:04
SHBA-ja nga mëngjesi filloi t’i tërheqë njësitë e saj ushtarake nga Iraku

SHBA-ja nga mëngjesi filloi t’i tërheqë njësitë e saj ushtarake nga Iraku, lajmëroi kanali televiziv saudit “Al Arabia”.
Sipas informatave të mediumit, amerikanët kanë filluar t’i tërheqin ushtarët e tyre nga 15 baza ushtarake, që gjenden në territorin e këtij vendi të Lindjes së Afërt.
Para një muaji, pas vrasjes së gjeneralit iranian Kasem Sulejmani në Bagdad në një sulm të armatosur me dron nga ana e ushtrisë amerikane, Parlamenti irakian solli vendim për tërheqje të ushtrisë amerikane nga territori i tyre./mia
