Maqedoni
Kuvend, Ligji për PThP-në, në procedurë parlamentare
10.02.2020 11:00
Pas miratimit të djeshëm të Ligjit për PTHP-në nga ana e Qeverisë, sot ai ka hyrë në procedurë parlamentare....

Ligji pritet që të marrë dritë jeshile, pasi që është paralajmëruar se janë siguruar 80 votat e nevojshme për votimin e tij. BDI dhe LSDM janë dakorduar që në ligj të futet edhe gjuha shqipe.
Pritet që ligji, i cili është me procedurë të përshkurtuar, të miratohet deri në 12 shkurt, ditën kur është paralajmëruar edhe shpërbërja e Kuvendit, për ti hapur rrugën organizimit dhe mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme të 12 prillit.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbrëmë vonë ka miratuar Ligjin për Prokurorinë Publike. Deri në momentet e fundit ka pasur debate dhe dakordim të qëndrimeve midis ministrave të LSDM-së dhe BDI-së.
