Ekonomi

Lirohen derivatet

10.02.2020 14:59

Benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurodisel (D-E V) lirohen për gjysmë denar, Eurosuper BS-98 për një denar....

Benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurodisel (D-E V) lirohen për gjysmë denar, Eurosuper BS-98 për një denar, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri 1,5 denarë, në pajtueshmëri me vendimin e sotëm të Komisionit rregullator për energjetikë, që do të hyjë në fuqi nga sonte në mesnatë.
 
Çmimi i ri i Eurosuper BS-98 do të jetë 65,50 denarë, ndërsa 67,50 denarë i Eurosuper BS-98. Një liter disel do të shitet për 57,50 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri nga 46 denarë për një kilogram.
 
Për 2,028 denarë për një kilogram ulet çmimi i mazutit M-1 NC dhe një kilogram nga ky energjens do të kushtojë 32,894 denarë.
 
Ulja e çmimeve me pakicë të derivative të naftës në mesatare është 2,41 për qind. KRRE e konfirmoi çmimine  ri të derivative në bazë të çmimit të derivative të naftës në tregjet botërore dhe kursit të denarit në krahasim me dollarin në shtatë ditët e kaluara./Mia