Maqedoni

Kurbani dhe Haxhi, karakteristikë E “Kurban Bajramit”

03.10.2014 16:19

Shpirti i Çarshisë është bërthama e kulturës urbane jo vetëm në Shkup, por edhe në mbarë vendin...

Çarshia, çdoherë ishte dhe do të jetë qendër e tolerancës, bashkëjetesës, solidaritetit, por edhe të raporteve profesionale të esnafëve.
 
Kjo u tha në fillimin e manifestimit “Vjeshta e Çarshisë”, me ç’rast Shoqata e Esnafëve paralajmëroi edhe shpalljen e konkursit për kronikën më të mirë gazetareske të shkruar ose televizive për Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
 
“Kjo paraqet vetëm një segment të vogël nga aktivitetet që i planifikojmë për gjallërinë dhe vitalitetin e çarshisë. Një nga risitë është publikimi i librit me tregime, d. m. th. literaturë artistike, tema e së cilës do të jetë pikërisht çarshia. Tanimë jemi duke biseduar me shumë shkrimtarë tanë, por edhe të huaj, të cilët janë, ose në ndonjë mënyrë ishin të ndërlidhur me Çarshinë dhe të cilët shprehnin vullnetin e mirë për të marrë pjesë në projektet, të cilat e mirëmbajnë shpirtin e çarshisë”- deklaroi kryetari i Shoqatës së Esnafëve, Muhedin Brava.
 
Në kuadër të këtij aktiviteti u promovua edhe specialiteti i çarshisë, simit-pogaçja, e cila është ushqim tradicional shkupjan.
 
“Një nga shkaqet për këtë pres-konferencë është edhe promovimi i brendit origjinal të Shkupit, simit-pogaçja është prodhim i çarshisë. Simit-pogaçja sjell në vete më shumë shtresa, mesazhe, ajo nuk është vetëm shenjë e modestisë dhe të kënaqurit me pak, ajo është simbol i barazisë, për nga përbërja ajo është e njëjtë, brumë me brumë, e megjithatë krejtësisht e ndryshme dhe vetëm të bashkuara janë të efektshme dhe të dobishme”- tha Brava.
 
Gjatë periudhës në vijim, në çarshi do të organizohen edhe aktivitete të tjera edhe atë gara sportive, manifestime zbavitëse, vozitje me biçikletë, aksione ekologjike, sqaroi projekt-menaxherja, Sonja Trajkovska.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI