Nigeri, militantët vrasin 30 persona
Militantë të dyshuar islamikë vranë së paku 30 njerëz....

Militantë të dyshuar islamikë vranë së paku 30 njerëz dhe rrëmbyen gra dhe fëmijë, gjatë një bastisjeje në verilindje të Nigerisë. Shumica e viktimave kanë qenë udhëtarë, që janë djegur për vdekje, derisa kanë qenë duke fjetur në makina gjatë një ndalese gjatë natës, thanë zyrtarët.
Sulmi ndodhi në një autostradë në qytetin Auno.
"Militantët erdhën me kamionë dhe armë të rënda, përpara se të vrisnin, digjnin dhe plaçkitnin", tha zëdhënësi i Qeverisë së Nigerisë, Ahmad Abdurrahman Bundi. Grupi militant Boko Haram ka kryer sulme brutale në Nigeri qysh në vitin 2009, ku për pasojë janë vrarë rreth 35,000 njerëz dhe më shumë se dy milionë kanë mbetur të pastrehë. Grupi kryen fushatë të dhunës, në përpjekje për të krijuar, siç thotë, një shtet islamik në veri të Nigerisë.
