Siri, vriten 5 ushtarë turq
Turqia tha se pesë ushtarë të saj janë vrarë....

Turqia tha se pesë ushtarë të saj janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur si rezultat i granatimeve nga forcat e Qeverisë siriane në provincën Idlib.
Ministria e Mbrojtjes tha se artileria turke i është përgjigjur menjëherë sulmit, duke i shkatërruar caqet e tyre. Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut - grup që monitorojnë luftën në Siri - tha se katër ushtarë rebelë janë vrarë po ashtu.
Përleshjet ndodhën pasi një delegacion rus arriti në Ankara për të diskutuar rritjen e tensioneve në Idlib - bastionin e fundit që kontrollohet nga rebelët sirianë.
Ofensiva e forcave siriane në Idlib dhe në disa pjesë të Alepos fqinje, e mbështetur nga forcat ruse, ka detyruar afro 700,000 njerëz të ikin nga shtëpitë e tyre qysh në muajin dhjetor, njoftuan Kombet e Bashkuara.
