Paralajmërimi i qeverisë së re të Suedisë për të njohur shtetin e Palestinës
Qeveria e re e qendrës së majtë në Suedi planifikon të njohë “Shtetin e Palestinës”...

Kryeministrit, Stefan Lofven, e ka bërë njoftimin gjatë adresimit të tij inaugurues në parlament.
Ai ka thënë se konflikti midis Izraelit dhe palestinezëve “mund të pushojë vetëm me zgjidhjen e dy shteteve, të negociuar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”. Ky hap do ta bënte Suedinë shtetin e parë evropian që njeh shtetësinë palestineze në kohën kur është anëtar i Bashkimit Evropian.
Disa shtete të BE-së, përfshirë Hungarinë, Poloninë dhe Sllovakinë e kanë njohur Palestinën, por ato e kanë bërë një gjë të tillë para se të jenë anëtarësuar në BE. Palestinezët pretendojnë krijimin e një shteti të pavarur në bregun perëndimor dhe në Gaza, me kryeqytet Jerusalemin Lindor.
SANIJE KASAMI
