Botë

Virusi Korona në Kinë, rritet mbi 1000 numri i të vdekurve

11.02.2020 10:01

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë ka njoftuar se 108 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri...

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë ka njoftuar se 108 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri, duke çuar në 1,016 numrin e viktimave në këtë vend. Sipas zyrtarëve, tani janë 42,638 raste të infektuara me koronavirus në gjithë territorin e Kinës.
 
Në provincën Hubei, që është epiqendër e epidemisë, 103 njerëz kanë vdekur dhe 2,097 raste janë të prekura, tha të martën Komisioni Shëndetësor. Jashtë Kinës janë raportuar 319 raste me virusin Korona në 24 vende. Organizata Botërore e Shëndetësisë i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos lejojë që epidemia të dalë jashtë kontrollit. Bashkimi Evropian paralajmëroi një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë, që do të mbahet të enjten.