Maqedoni
Kuvend, ligji i PTHP-së me procedurë të shpejtë
11.02.2020 08:22
Kuvendi republikan mbrëm e miratoi nevojën që me procedurë të shkurtuar të miratohen ligji i Prokurorisë...

Kuvendi republikan mbrëm e miratoi nevojën që me procedurë të shkurtuar të miratohen ligji i Prokurorisë publike dhe ligji për Këshillin e prokurorëve. Pas këtij vendimi dy ligjet duhet të diskutohen në Komisionin për Çështje Evropiane dhe Komisioni Ligjvënës- juridik, dhe më pas do të kthehet në seancë plenare.
"Propozojmë ligji i prokurorisë të miratohet me procedurë të shkurtuar pasi bëhet fjalë për ligj i cili tanimë një vit po debatohet në kuvend. Ky është version I tretë që e dërgojmë. Të gjith e dim se qëllim strategjik I vendit tonë është fillimi I bisedimeve me BE-në. Me që është theksuar rëndësia e këtij ligji, vlerësojmës e është me rëndësi që I njejti të miratohet para shpërndarjes së kuvendit.", thnë nga Ministreja e Drejtësisë.
Paraprakisht Opozita ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit të kthejë ligjet në Qeveri pasi sipas tyre propozimet janë dorëzuar jo konform rregullores dhe nuk ka vendim të Qeverisë as për tërheqje të ligjeve paraprake e as për propozimin e ri.
“Ju duhet ta ktheni këtë material pasi në seancë të Qeverisë nuk ka vendim për tërheqje, as vendim për dorëzim të materialit të ri në Kuvend. Në bazë të kësaj propozimet nuk janë konform rregullores dhe konform Rregullores keni obligim dhe të drejtë ta ktheni propozimin në Qeveri dhe pasi të kalojë në seancë, tua dorëzojë ligjet e propozuara që të mund të caktoni seancë. Kështu ju merrni pjesë në shkeljen e Rregullores së Kuvendit.” tha Ilija Dimovski ngaVMRO-DPMNE.
Konstatimi I nevojës për miratimin e ligjit të prokurorisë dhe ligjit për këshillin e porokurorëve u bë pasi qeveria paraprakisht tërhoqi propozimet të cilat u kundërshtuan nga BDI dhe partit opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe BESA.
NAIM SINANI
