Maqedoni

Kuvendi mban seancë solemne, ratifikohet Protokolli për anëtarësim në NATO

11.02.2020 10:28

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të mbajë sot seancë solemne për ratifikimin e Protokollit për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut në NATO....

Me ratifikimin vendin edhe një hap e ndan nga anëtarësimi me të drejtë të plotë në Aleancë, si vendi i 30. Ratifikimi nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të ketë veprim të anuluar dhe do të aktivizohet prej se procesi të përfundojë në Madrid. Qeveria vendosi për ratifikim të parakohshëm para shpërndarjes së kuvendit, me qëllim që të mos humbet vazhdimësia në procesin e zyrtarizimit të anëtarësimit pasi vendi shkon në zgjedhje të parakohshme më 12 prill, ndërsa kuvendi do të shpërndahet më 16 shkurt. Në seancën e sotme solemne të Ratifikimit të marrëveshjes veriatlantike fjalime të tyre do të mbajnë presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi, kryeministri teknik Oliver Spasovski, si dhe koordinuesit e grupeve parlamentare. 
 
Pas ratifikimit në orën 16:00 është planifikuar ceremonia e ngritjes së flamurit të NATO-s para Kuvendit. Qeveria e Spanjës kah fundi i muajit të kaluar e miratoi dhe e dorëzoi për miratim në Parlament protokollin për inkuadrim dhe kërkoi nga shtëpia ligjdhënëse dokumenti të ratifikohet nën procedurë urgjente. Procedura atje zakonisht zgjat gjashtë muaj – dokumenti duhet të kalojë në komisionin për punë të jashtme të Dhomës së poshtme, pastaj të votohet nga deputetët në Kongres, pas shkuarjes në komisionin për punë të jashtme në Senat, pastaj duhet të miratohet edhe në Dhomën e epërme. Me kërkesë të Sançezit për miratim nën procedurë urgjente afati mund të zvogëlohet në gjysmë.