Botë

Putin, nënshkruan ligjin që ratifikon unionin midis Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit

03.10.2014 17:25

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar ligjin që ratifikon marrëveshjen për krijimin e Unionit Euroaziatik Ekonomik midis Rusisë...

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar ligjin që ratifikon marrëveshjen për krijimin e Unionit Euroaziatik Ekonomik midis Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit. Putin, ka bërë njoftimin gjatë takimit të sotëm qeveritar.

Sipas marrëveshjes, Unioni Euroaziatik Ekonomik do të nisë së funksionuari nga 1 janari i vitit 2015. Ai intensifikon bashkëpunimin ekonomik midis tre vendeve.

Presidentët e këtyre shteteve pritet të takohen në Minsk më 10 tetor, për të shkëmbyer dokumentet e ratifikimit.

SANIJE KASAMI