Maqedoni

Memorandum bashkëpunim RMV – Slloveni. Osmani: Mbështetje e fuqishme për integrimet

11.02.2020 14:27

Mbi dy milionë euro do të investojë Qeveria e Sllovenisë në vendin tonë, në dy vitet e ardhshme....

Mbi  dy milionë euro do të investojë Qeveria e Sllovenisë në vendin tonë, në dy vitet e ardhshme, me bashkëfinancimin e projekteve infrastrukturore që lidhen me furnizimin me ujë të pijshëm në disa komuna si dhe mbështetje teknike për proceset integruese të vendit drejt BE-së. 
 
“2.126.000 euro mjete të pakthyeshme , pjesa më e madhe e të cilave do të dedikohen për bashkëfinancim të projekteve infrastrukturore, në drejtim të trajtimit dhe sigurimit të ujit për pije në disa komuna. Sigurisht këtu është edhe ndihma teknike për integrimi europian i vendit, mbështetja për sektorin civil e institucionet përgjegjëse për integrimin europian përmes të cilave Sllovenia, jo vetëm politikisht, por edhe përmes ndihmës që jep, qëndron fuqishëm në mbështetje të perspektivës europiane të vendit.”,- deklaroi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani.
 
Jazbec: Për 15 vite kemi investuar 20 milionë euro
 
Përveç ndihmave për projekte të caktuara dhe për rrugën europian të vendit, ambasadori i Sllovenisë, Milan Jazbec, theksoi edhe disa lehtësime që do të bëhen për ata të cilët dëshirojnë të studiojnë në Slloveni.
 
“Gjatë 15 viteve të kaluara për zhvillim të komunave në Maqedoninë e Veriut nga ana jonë janë investuar afër 20 milionë euro. Si pjesë e rëndësishme në këtë memorandum është se nxënësit e shkollave të mesme nga vendi juaj mund të regjistrohen në fakultetet e Sllovenisë dhe të studiojnë me kushtet të njëjta si studentët sllovenë.”,- tha ambasadori i Sllovenisë në RMV, Milan Jazbec.
 
Në ceremoninë e nënshkrimit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Spasovski, ambasadori slloven inkurajoi që edhe përkundër zgjedhjeve të vazhdohet me implementimin e reformave për të përshpejtuar anëtarësimin e vendit në BE.  
 
ZEKIRJA MEXHITI
Memorandum bashkëpunim RMV – Slloveni. Osmani: Mbështetje e fuqishme për integrimet. Jazbec: Për 15 vite kemi investuar 20 milionë euro