Maqedoni

Metodologjia e re e BE-së, Di Majo: Hapja e negociatave të mos ngadalësohet

11.02.2020 15:19

Pavarësisht metodologjisë së vjetër apo të re, hapja e negociatave nuk duhet të ngadalësohet....

Pavarësisht metodologjisë së vjetër apo të re, hapja e negociatave nuk duhet të ngadalësohet, sepse bëhet fjalë vetëm për vullnet politik, tha ministri i jashtëm i Italisë, Luixhi Di Majo, gjatë takimit me homologun e tij, Nikolla Dimitrov. Duke potencuar përkrahjen e Italisë për rrugën europian të vendit, Di Majo potencoi se është punë shumë ambicioze të garantosh shpejtësinë me të cilën BE do të sjellë metodologjinë  e re.
 
“Për të garantuar shpejtësinë me të cilën BE do ta lëvizë atë, është një gjë shumë ambicioze. Ne jemi 27 shtete, të gjithë duhet të vendosin, por angazhimi ynë është ajo të bëhet sa më shpejtë – d.m.th. për metodologjinë e re dhe për hapjen e negociatave. Pavarësisht nëse metodologjia është e vjetër apo e re, megjithatë, çështja kryesore është që hapja e negociatave nuk duhet të vonohet pasi këtu bëhet fjalë vetëm për vullnet politik.”,- tha ministri i jashtëm i Italisë, Luixhi Di Majo.
 
Dimitrov: Metodologjia sinjal pozitiv, procesi po lëviz
 
Dimitrov e quajti tepër të guximshme të jepet një parashikim aktualisht se kur do ndodhë hapja e negociatave, por është optimist për sinjalet pozitive që i vijnë vendit dhe rajonit.
 
“Ne duhet, siç thotë populli, t’i fryjmë tani edhe kosit. Elementet e suksesit të përbashkët janë këtu, duket se metodologjia ka mundësuar sinjale pozitive për të lëvizur tërë procesin. Vjen raporti i Komisionit për dy dosjet atë, maqedonase dhe shqiptare, mendoj se do të ishte një gabim jashtëzakonisht i madh strategjik nëse rajoni, por edhe vetë BE, nuk e shfrytëzojmë këtë shans.”,- tha ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov.
 
Ministrat përshëndetën ratifikimin e Traktatit të Uashingtonit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, me ç’rast është bërë edhe një hap i madh përpara në integrimin euro-atlantik, një konfirmim i angazhimit të fortë për rajonin, Europën dhe botën.
 
SANIJE DURAKU