Maqedoni

Dejan Zhidan: Bëtë më shumë se vendet kandidate, ju mbështesim

11.02.2020 15:50

Kryetari i Kuvendit Kombëtar të Republikës së Sllovenisë, Dejan Zhidan, ofroi mbështetjen e parezervë të Sllovenisë...

Kryetari i Kuvendit Kombëtar të Republikës së Sllovenisë, Dejan Zhidan, ofroi mbështetjen e parezervë të Sllovenisë në rrugën euroatlantike të vendit tonë.
 
Në fjalimin para deputetëve të Kuvendit Republikan, potencoi se RMV ka bërë më shumë se çdo vend tjetër kandidat.
 
“Ky vend ka bërë më shumë se çdo vend tjetër kandidat, u dëshmua si shtet demokratik dhe ka përmbushur reformat e kërkuara, ka bërë shumë në raport me marrëdhëniet ndëretnike. Shpresojmë në një debat konstruktiv sa i përket metodologjisë së re. Strategjia e re e përforcon besimin. Sllovenia do t’ju ofrojë mbështetje politike që do të jetë e nevojshme në rrugën tuaj euroatlantike.”,- deklaroi kryetari i Kuvendit Kombëtar të Republikës së Sllovenisë, Dejan Zhedan.
 
Zhidan u takua edhe me presidentin Pendarovski dhe kryeministrin Spasovski. 
 
GAZMEND KURTISHI