Kulturë
“Toka e Mjaltit”, dokumentari nuk fitoi “Oscar”, por hyri në histori
11.02.2020 16:19
Filmi dokumentar “Toka e Mjaltit” nuk fitoi “Oscar” në dy kategoritë e nominuara....

Filmi dokumentar “Toka e Mjaltit” nuk fitoi “Oscar” në dy kategoritë e nominuara, por ka bërë bujë në botën e filmit, duke bërë që sytë e botës të kthehen nga vendi i vogël ballkanik. Autorët e tij thonë se “Toka e Mjaltit” hyri në histori.
“Suksesin me filmin “Toka e Mjaltit” u arrit, kjo u dëshmua me dy nominimet për “Oskar” dhe kjo nuk do të përsëritet për një kohë të gjatë.”,- tha regjisorja, Tamara Kotovska.
“Jemi mirënjohës për të gjithë mbështetjen e publikut, jemi të lumtur që të gjithë janë të lumtur për suksesin tonë, por ne do të donim t'i përkushtohemi projekteve të tjera në muajt e ardhshëm.”,- u shpreh producenti, Atanas Georgiev.
“Nuk ndjehemi humbës, të gjithë të tjerët që ishin të nominuar nuk janë humbës. Filmi “Toka e Mjaltit” mua personalisht ma ka ndryshuar jetën.”,- theksoi operatori, Samir Luta.
Personazhi kryesor, Hatixhe Muratova, duket se është lodhur nga vëmendja mediatike. Kërkoi ta lënë të kujdeset për bletët e saj.
“Dëshiroj të më lënë të qetë me intervista. Tani kam punë me bletët e mia.”,- deklaroi Hatixhe Muratova.
Qeveria i ka akorduar 3 milion denarë shpërblim ekipit realizues të dokumentarit “Toka e Mjaltit”.
REJHANE BUSHI METAJ
