Maqedoni
Kërçovë, filloi ndërtimi i pishinës së mbyllur sportive
11.02.2020 19:00
Në Kërçovë u vendos gurthemeli i pishinës sportive...

Investimi i përgjithshëm për ndërtimin e kësaj pishine është 44 milionë denarë nga Buxheti i Agjencisë për Rini dhe Sport.
Pishina pritet të përfundojë brenda 18 muajve dhe është një ndër 14 objektet e planifikuara sportive në funksion të motivimit të rinisë, por jo vetëm për sport dhe rekreim.
“Administrata komunale ka përgatitur gjithë dokumentacion e nevojshëm për dhënien e lejes së ndërtimit dhe i ka ndërmarrë të gjitha masat për sigurimin dhe rregullimin e vendit ku do të ndërtohet ky objekt, i pari i këtij lloji në Kërçovë.”,- deklaroi kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.
“Realizimi i shpejtë i investimeve kapitale në të gjitha rajonet e vendit është angazhim strategjik i kësaj Qeverie dhe kur bashkëpunimi me pushtetin lokal është në nivel të lartë, atëherë rezultatet janë të dukshme, me qëllimin përfundimtar të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve.”,- tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
SHABAN DALIPI
