Maqedoni
Zaev: Ditë historike, nuk ka më kthim prapa
11.02.2020 19:20
Kreu i LSDM-së e vlerëson si historike këtë ditë. Kuvendi ratifikon të ardhmen e vendit...

Kreu i LSDM-së e vlerëson si historike këtë ditë. Kuvendi ratifikon të ardhmen e vendit dhe po bëjmë realitet përcaktimin strategjik, thotë ish kryeministri.
“Të gjithë qytetarët janë krenarë për këtë sukses, Maqedonia e Veriut, anëtarja e 30 e NATO-s. Maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët dhe gjithë të tjerët, jemi bashkë krah për krah me më të fortit, më të fuqishmit në botë. Vendosëm që problemet t’i zgjidhim dhe jo të ikim nga çështjet e hapura dhe ia dolëm, ia dolëm për të gjithë qytetarët tanë, për të gjithë ne. Hapat për kthim pas nënkupton kthim në kohën e izolimit, bllokadave, pasigurisë. Nuk ka shanse, shteti ynë gjatë kohë ishte atje dhe ne nuk do të lejojmë që të kthehemi sërish atje. Ata një hap mbrapa, ne tre para, e ardhmja jonë është në BE dhe NATO, kthim pas nuk ka.”,- deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
