Viktima dhe dëme në Evropë, “Ciara” zhvendoset në lindje të kontinentit
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën në Evropë ndërsa stuhia “Ciara” zhvendoset në lindje...

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën në Evropë ndërsa stuhia “Ciara” zhvendoset në lindje duke pezulluar transportin dhe duke lënë me qindra - mijëra njerëz pa energji elektrike.
Era e fortë në Poloni ka rrëzuar çatinë e një dyqani pajisjesh skijimi duke i marrë jetën një gruaje dhe dy vajzave të saj. Një person humbi jetën pasi barka e tij u përmbys në Suedinë jugore.
Një tjetër person që ndodhej në bord, konsiderohet i zhdukur. Dy persona mbetën të vdekur në Gjermani dhe në Slloveni. Një britanik, 58 vjeçar, humbi jetën të dielën pasi një pemë e shkulur nga stuhia, ra mbi makinën e tij.
Pothuajse I tërë kontinenti ka regjistruar përmbytje, Në Korsikë shpejtësia e erës arriti rekordin prej 220 km në orë të hënën në mbrëmje. Ishulli francez sot ka mbyllur porter dhe aeroportin. Transporti u ndal dhe shkollat u mbyllën edhe në Belgjikë, Gjermani, Luksemburg dhe Holandë.
Shumë fluturime u anuluan apo u devijuan. Probleme pati edhe në Danimarkë, Suedi, republikën Ceke etj. Sidoqoftë, era e fuqishme solli edhe një të mirë në Gjermani.
Turbinat e erës atje, prodhuan një sasi rekord energjie elektrike, të barazvlefshme me atë të 44 impianteve bërthamore të energjisë.
