Ekonomi

Kërçovë, fillon ardhja e investitorëve të huaj

03.10.2014 17:29

Kompania amerikane “KSS”, ka filluar ndërtimin e repartit të ri për prodhim në Kërçovë, i cili do të prodhojë “Air Beg” për marka të njohura automobilistike në botë...

Kjo kompani veç më ka shpallur konkurs për 100 punësime, ndërsa ka paralajmëruar 800 deri në 1 mijë punësime deri pas përfundimit të ndërtimit të repartit të ri gjatë vitit të ardhshëm. 
 
“Do të fillojmë bisedimet me personelin e fabrikës gjatë javës së ardhshme. Kemi nevojë për vende pune për menaxherë, resurse njerëzore, financa, inxhinier të prodhimit dhe kontrollim të prodhimit, inxhinier për kualitet, informaticient dhe shumë vende të tjera. Gjithashtu kemi nevojë për administratorë dhe teknicientë”- deklaroi zëvendëskryetari i prodhimtarisë së “KSS”-së, Xhim Skara.
 
Drejtori i Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale, Viktor Mizo, thotë se ndërtimi duhet të fillojë deri në fund të këtij viti, ndërsa kah fundi i vitit të ardhshëm fabrika do të jetë plotësisht funksionale.
 
“Në ndërkohë, i gjithë ky proces i regrutimit, i cili filloi gjatë kësaj jave, do të vazhdojë. Përfaqësues të “KSS”-së do të jenë këtu edhe gjatë javës së ardhshme. Ashtu siç tha Xhimk Skarpa, kanë nevojë për pozicione menaxherësh, të cilët në rrethin e parë do të provojnë t’i gjejnë dhe t’i punësojnë. Kjo kompani, pas fillimit të punës në lokacionin ekzistues, Braunfield, do të fillojë menjëherë me regrutimin dhe rritjen drastike të të punësuarve”-tha drejtori i Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale, Viktor Mizo.
 
Investimi i Kompanisë “KSS” (Ki Sejfti Sistem) në Maqedoni, kap vlerën prej rreth 20 milionë euro dhe punësim prej rreth 1 mijë personave.
 
BESIM ABDULLAI