Botë

Emigrantë nga Bangladeshi janë gjetur në një automjet në fshatin Kosturinë

11.02.2020 20:36

Pesëmbëdhjetë emigrantë nga Bangladeshi janë gjetur në një automjet “Kia” në rrugën rajonale Vallandovë-Strumicë...

Pesëmbëdhjetë emigrantë nga Bangladeshi janë gjetur në një automjet “Kia” në rrugën rajonale Vallandovë-Strumicë, në afërsi të fshatit Kosturinë, kumtoi policia.
 
Emigrantët janë gjetur dje në mbrëmje rreth orës 20:00 nga punonjësit policorë nga Stacioni policor për vendkalimin kufitar dhe mbikëqyrjen kufitare Star Dojran, ndërsa drejtuesi i “Kia”-së ka ikur.
 
Me urdhër të prokurorit publik, emigrantët janë vendosur në Qendrën e pranimit për të huaj “Vinojug” në Gjevgjeli dhe në Qendrën e pranimit për të huaj në Gazi Babë në Shkup./mia