Maqedoni

Dy termocentrale fotovoltaike në Osllomej, Kovaçevski: Ndërtimi me partneritet publiko-privat. Bekteshi: Bëjmë transicion në energjetikë

12.02.2020 16:12

Dy qendra fotovoltaike me madhësi prej nga 50 megavat do të ndërtohen përmes partneritetit publiko-privat në Osllomej...

Tenderi për ndërtim është shpallur të martën, ndërsa i gjithë investimet pritet të kushtojnë rreth 80 milionë euro. Fotovoltatikët do të duhet të sigurojnë energji elektrike për të përmbushur nevojat e 20 mijë amvisërive. 
 
“Ndërtimi i elektranave do të jetë investim i partnerit privat që është parashikuar të kushtojë afër 80 milionë euro, ndërsa ESM nuk ka asnjë obligim financiar në ndërtim. Ajo që e japim si kompani është lokacioni, rrugë të qasshme deri tek elektranat si dhe balancimin që është sistem shërbyes mjaft i rëndësishëm. Investitori “ESM” do t’i paguajë së paku 10 për qind nga të ardhurat totale të energjisë që do të shesë edhe atë sipas çmimit shitës në bursën rajonale të HUPEX.”,- deklaroi drejtori i SHA “ESM”, Vasko Kovaçevski.
 
Transicioni në sektorin energjik ka qenë edhe prioritet kryesor i Qeverisë, theksoi Bekteshi, sipas të cilit kjo tashmë po bëhet përmes termoelektaranave.
 
“Ne si ministri e ekonomisë do të vazhdojmë të punojmë në promovimin dhe inkurajimin e energjisë së rinovueshme në RMV për shkak se pikërisht në këtë mënyrë do të ndikojmë edhe në zbutjen e ambientit jetësor dhe negativitetin që e kemi gjatë sezonit dimëror dhe njëkohësisht do t’i plotësojmë të gjitha kushtet e vendosura nga komuniteti energjetik për përqindjen e energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme.”,- u shpreh ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
Dy termocentralet fotovoltaike do të ndërtohen në sipërfaqen ngjitur me termocentralin fotovoltaik 10 më që veç më po ndërtohet në Oslomej.
 
ZEKIRIJA MEXHITI