Maqedoni

VMRO-DPMNE shqyrton mundësinë për braktisjen e kuvendit, Mickovski: Të repsektohet marrëveshja politike

12.02.2020 18:24

VMRO-DPMNE shqyrtonmundësinë për braktisjen e Kuvendit....

Kryetari I partisë, Hristian Mickoski, tha se ky veprim vjen për shkak të mos thirrjes së seancës për shpërndarjen e Kuvendit. Sipas Mickoskit, me mos-shpërbërjen e sotme të Parlamentit, pushteti nuk e respekton marrëveshjen politike me të cilën partitë parlamentare vendosën të zhvillojnë zgjedhje të parakohshme më 12 prill, ndërsa Parlamenti të shpërbëhet sot.
 
"Nuk është mirë as për shtetin as për imazhin e shtetit që nëpërmjet dhunës të shtyhen punët. Ka marrëveshje politike dhe ajo marëveshje duhet të respektohet. Të gjitha ata që frikësohen që ta respektojnë marëveshjen politike heret apo vonë do të përballen me përgjegjësinë. Cfarë do që të bëjnë dhe të mundohen kjo punë nuk do të përfundojë me gjimnastika të tilla politike", tha Hristian Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
 
Kryeparlamentari Talat Xhaferi dy ditë më parë njoftoi se sipas përllogaritjeve të KSHZ-së, afati i fundit kur Kuvendi mund të punojë që mos të rrezikohen zgjedhjet e 12 prillit, është data 16 shkurt.