SOS për epidemi zgjebje në kampin në Greqi, OKB kërkon largimin urgjent të 20 mijë refugjatëve
Mes frikës së pandemisë së zgjebes, OKB bën thirrje për evakuim urgjent të kampit nga Moria në Lesvos...

Mes frikës së pandemisë së zgjebes, OKB bën thirrje për evakuim urgjent të kampit nga Moria në Lesvos, kampi i ashtuquajtur “Ferri i Europës”, ku jetojnë mbi 20.000 persona, 7 herë më tepër se kapaciteti.
Britanikja “Guardian” në një artikull të saj publikon dëshmitë rrënqethëse të një mjeku të Organizatës së OKB për refugjatët , për kushtet cnjerëzore në kamp , ku shumica e emigranteve kanë zgjebe dhe se në këtë mënyrë sipas tij, ka filluar dikur edhe gripi vdekjeprurës spanjoll.
Dëshmitë erdhën pak orë pasi qeveria greke miratoi vendimin për të rekuizuar për një periudhe 3 vjeçare sipërfaqe tokësore në pronësi të bashkive dhe individëve, për ndërtimin e qendrave të mbyllura në ishujt Lesvos, Kos, Samos, Hios dhe Lero.
Në këto qendra të mbyllura do duhet të qëndrojnë të gjithë refugjatët e ardhur prej janarit dhe ata që do të hyjnë në të ardhmen në tokën greke, në mënyrë që të lehtësohet procesi I identifikimit dhe azilit. Vendimi i qeverisë ka shkaktuar reagime.
Opozita dhe organet lokale kërkojnë boshatisjen e ishujve nga emigrantet. Madje guvernatori i Egjeut të Veriut ka ndërprerë çdo bashkëpunim me qeverinë deri sa ajo të anulojë vendimin për këto qendra.
