Botë
Forcat e Haftarit bllokuan një aeroplan të Misionit të KB-së në Libi
12.02.2020 20:06
Forcat lojale të komandantit Kalifa Haftar bllokuan një aeroplan që ka bartur personelin e Kombeve të Bashkuara në Libi...

Forcat lojale të komandantit Kalifa Haftar bllokuan një aeroplan që ka bartur personelin e Kombeve të Bashkuara në Libi, me çka parandaluan dorëzimin e ndihmës humanitare dhe misionin e planifikuar ndërmjetësues, kumtoi sot misioni i KB-së në Libi (UNSMIL).
“Armata kombëtare libiane (AKB) e Haftarit e kontrollon pjesën lindore të vendit nga muaji prill i vitit 2019, ndërsa javëve të fundit disa herë refuzoi të lejojë zbritje të aeroplanëve të KB-së, kumtoi UNSMIL.
UNSMIL ka bazë të madhe në Tripoli prejse distribuohet ndihma hummanitare për refugjatë dhe persona të shpërngulur.
Libia pas rëzimit të Moamer el Gadafit në vitin 2011 është vend i ndarë mes palëve rivale të cilët luftojnë për ripushtet.
Por, përleshjet e tyre u intensifikuan në prill të vitit të kaluar kur Haftar ndërmori ofensivë të madhe ndaj Tripolit, por qeveria e pranuar ndërkombëtarisht ktheu dhe krijoi një shteg.
Qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Fajez al Saraxh, me seli në Tripoli kontrollon një pjesë të vogël të shtetit.
Ndërsa gjenerali Haftar, selia e të cilit është në Tobruk, kontrollon pjesë më të madhe të vendit dhe numër më të madh të fushave të naftës./mia
