Maqedoni

Spasovski, optimist: Ligji për Prokurorinë Publike do të kalojë në Kuvend

13.02.2020 11:24

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski, shprehet optimist se Ligji për Prokurorinë Publike do të kalojë në Kuvend....

 “Edhe pse nuk është kusht për euro-integrimin, mendoj se mirë po zhvillohet debati rreth Ligjit për PP-në. Unë shpresoj se ai ligj duhet të kalojë dhe do të kalojë në Kuvend”, tha Spasovski, ndërkohë i pyetur rreth mundësisë që VMRO-ja të braktisë Kuvendi, tha se nuk ka njohuri për një gjë të tillë dhe se një vendim i tillë i takon vetë partisë në fjalë.
 
“Unë nuk di për ndonjë vendim të VMRO-DPMNE-së, por megjithatë ai është një vendim i tyre”, tha Spasovski.