Maqedoni

Shpallen thirrjet për katër masa për përmirësimin e konkurrencës së subjekteve afariste

13.02.2020 14:49

Ministria e Ekonomisë ka shpallur katër thirrje publike në kuadër të Programit për Konkurrencë....

Ministria e Ekonomisë ka shpallur katër thirrje publike në kuadër të Programit për Konkurrencë, Inovacion dhe Sipërmarrësi për vitin 2020 me qëllimin për tu ofruar të mbështetje kompanive vendore.
Janë shpallur thirrjet publike për subvencione për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, mbështetje financiare të sipërmarrësisë së grave, për mbështetje për zhvillimin, mirëmbajtjen dhe zbatimin e praktikave sociale të pranueshmesi dhe  thirrje publike  për mbështetjen e rritjes së konkurrueshmërisë së subjekteve afariste nga industria e përpunimeve.
 
Lënda e thirrjes publike për subvencione për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme është të punësohen mbi tre persona, gjegjësisht dy persona nëse aplikuesi është në pronësi  të grave (mbi 50%) dhe udhëheqje të gruas, duke subvencionuar 50% të shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 300,000 denarë për aplikant, të bëra për furnizimin e pajisjeve dhe veglave.
 
Për këtë masë janë paraparë mjete në shumë totale prej 14.000.000 denarë në Buxhetin e Ministrisë së Ekonomisë. Afati i fundit për aplikim në këtë thirrje publike është 31.05.2020.