Maqedoni

Shekerinska në Bruksel, marrëveshje të reja me vendet e NATO-s

13.02.2020 16:34

RMV pret në periudhën e ardhshme të përfundojnë bisedimet me SHBA-të....

RMV pret në periudhën e ardhshme të përfundojnë bisedimet me SHBA-të për lidhjen e memorandumit për mirëkuptim si pjesë e përgatitjeve për anëtarësim të plotë në NATO.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Britaninë për bashkëpunim në sferën e mbrojtjes, si vend anëtar i barabarta i NATO-s, ministrja e Mbrojtjes Shekerinska, paralajmëroi bashkëpunim më të afërt në sferën e mbrojtjes edhe me Turqinë dhe Francën.

“Në të tria takimet u dëgjua mesazhi i njëjtë, e ai është se: janë të lumtur që po bëhemi anëtare dhe se janë të përgatitur që të na përkrahin nga marrëdhëniet me një vend partner tashmë me një vend aleat. Pres përforcimin e bashkëpunimit bilateral me të gjitha vendet anëtare, e në veçanti me disa me të cilat kemi bashkëpunim të mirë dhe me ato vende që duhet të kompensojmë atë që kemi parë se është minusi ynë.”,- deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Shekerinska më tej shtoi se RMV është e përgatitur të dërgojë kuadrin dhe oficerët e saj në misionin e ri të NATO-s dhe detajet pret të definohen në ndonjë mbledhje të ardhshme të Aleancës Veriatlantike.

Sipas Shekerinskës, punët po përshpejtohen deri në anëtarësimin e plotë të vendit, si me ratifikimin e protokollit nga ana e Spanjës, po ashtu edhe me shpërnguljen e misionit të RMV-së në ndërtesën e re në selinë e NATO-s. (Flutura Latifi, TVM2)