“Makpetrol”, në të gjitha pikat e karburantit do të shesë bombola gazi të lëngshëm
Kompania “Makpetrol”, që nga sot, në të gjitha pikat e karburantit....

Kompania “Makpetrol”, që nga sot, në të gjitha pikat e karburantit do të shiten bombola gazi të lëngshëm, të cilat kanë forcuar standardet e sigurisë dhe masat e trajtimit dhe përdorimit. Bëhet fjalë për bombola gazi, një përzierje e gazrave me propan dhe butan, që kryesisht përdoren në shtëpi, industri dhe zejtari. Kompania prezantoi edhe mënyrën e përdorimit të bombolës me gaz.
“Kompania posedon mbushësin e vet të karuselit, ku verifikohet mbushja e secilës bombol dhe pas përfundimit të procesit të mbushjes dhe kontrollit, në bombolat me gaz vendosen kapakë specialë mbrojtës, duke garantuar kështu saktësinë e bombolave dhe korrektësinë e tyre teknike. Sot ne jemi duke promovuar një masë tjetër të sigurisë, d.m.th. një udhëzues të shkurtër për trajtimin dhe përdorimin e sigurt të bombolave me gaz. Ky mësim i shkurtër në formën e një disku të shtypur plastik tani do të jetë një pjesë integrale e tij.”,- deklaroi shefi i BLG “Miladinovci”, Sasho Damcevski.
““Makpetroll” është vazhdimisht i përkushtuar në kujdesin ndaj klientëve, duke ruajtur një nivel të lartë të standardeve të cilësisë dhe sigurisë, si për karburantet tona, ashtu edhe për shërbimet tona dhe produktet e tjera.”,- u shpreh shefi i marketingut në “Makpetroll”, Mishko Tasevski.
BLG mund të mbushen me 2, 3, 5, 10, 23 dhe 35 kg dhe ka forkliferë të veçantë me mbushje prej 23 kilogramësh. (Sedat Selimi, TVM2)
