Shkarkimi i Mizrahit, Spasovski: VMRO të dalë me propozim të ri
Kryeministri teknik, Oliver Spasovski, insiston që ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi....

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski, insiston që ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi, të shkarkohet, pasi ka mbajtur disa konferenca për media para tabelës me emrin “Republika e Maqedonisë”. \Spasovski fton opozitën të dalë me propozim të ri, pasi nuk do të bëjë kompromis në emër të Kushtetutës dhe ligjit.
“Unë nuk kam dhënë vendim të ri se kush duhet të jetë ministër, kjo i mbetet opozitës. Unë pres që opozita të tregohet e mençur dhe do të jep kandidat që do të respektonte kushtetutën dhe ligjet. Për shembull një nga deputetët i cili votoi ratifikimin e protokollit të NATO-s me emrin e shtetit Maqedoni e Veriut.”,- theksoi kryeministri, Oliver Spasovski.
Arsovski: Mizrahi mbetet ministre e qeverisë teknike
Nga VMRO-DPMNE s’kanë ndër mend që të emërojnë ministër të ri në vend të Mizrahit. Thonë se ajo do të vazhdojë të ushtrojë detyrën në qeverinë teknike.
“Ministrja Rashella Mizrahi është ministre e punës dhe politikës sociale e propozuar nga VMRO-DPMNE në qeverinë teknike, kështu dhe do të mbetet. Oliver Spasovski në vend se të kërkojë që të tërhiqet monistja Mizrahi, do të duhet të kërkojë tërheqjen e Venko Filipçes për tenderët dhe krimin milionësh në të cilën është i përzier edhe vetë ai. Na vjen keq që s’kemi kuadër siç e paramendon Oliver Spasovski, kuadër i komprometuar dhe i prirë për krim.”,- u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së, partia e Mickovskit mbetet në Kuvend
Arsovski njëherit bëri të ditur se komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së ka vendosur se nuk do të braktisë kuvendin, ndërkaq kërkon shpërbërjen e parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve më 12 prill. (Meral Ismaili, TVM2)
