Pezull seanca për Ligjin për PP-në, LSDM apel deputetëve të përkrahin ligjin, VMRO nuk ndryshon qëndrim
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi nuk ka caktuar seancë për miratimin e....

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi nuk ka caktuar seancë për miratimin e Propozim ligjit për Prokurori Publike dhe atij për Këshill të Prokurorëve, edhe pse sipas përfaqësuesve të shumicës parlamentare janë siguruar 80 votat e nevojshme për miratimin e këtyre ligjeve.
Burime nga Kuvendi njoftuan se séanca do të mbahet gjatë ditë së enjte dhe se deputetët janë njoftuar që të jenë në Kuvend rreth 15. LSDM ftoi deputetët që t’i përkrahin ligjet ndërkaq, akuzon kreun e VMRO DPMNE-së, Kristijan Mickovski, për presion mbi deputetët që të mos i votojnë ato.
“S’ka dhe s’do të ketë amnisti të fshehtë askënd. Çdo kush për të cilin ka akuzë do të përgjigjet para institucioneve na harmoni me ligjet në vendin tonë. Është e qartë se kjo i pengon Hristian Mickovskit prandaj gjatë gjithë vitit, përmes deputetëve, bën çmos që kjo zgjidhje ligjore të mos miratohet. Sa i takon shumicës së dy të tretave do të bëjmë thirrje deri në mbajtjen e seancës. Në fund deputetët do të deklarohen sipas bindjeve të tyre.”,- theksoi deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.
Mirëpo VMRO DPMNE nuk ka ndryshuar qëndrim rreth ligjit për PP. Pret që Kuvendi të mos e miratojë dhe të vetëshpërndahet konform marrëveshjes për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Qëndrimi ynë për Ligjin për Prokurori Publike për ne është i pandryshuar. Me këtë ligj, Zoran Zaev dëshiron me forcë të amnistohet nga gjithë krimi që ka bërë. Nga Kuvendi presim që në këto dy ditë të mos miratohet Ligji për PP, dhe sipas marrëveshjes të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill, përkatësisht në ditët në vijim të shpërndahet Kuvendi nga ana e Talat Xhaferit.”,- theksoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
Përkundër deklarimeve të kreut të VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski se pas 12 shkurtit, kur planifikohej të shpërndahet Kuvendi, nuk ka logjik që deputetët e partisë së tij të marrin pjesë në punën e Kuvendit, këta të fundit kanë dorëzuar në Kuvend rreth pesë mijë amendamente për të bllokuar dy projekt ligje që shumica planifikonte të miratojë para shpërndarjes, Ligjin për Siguri në Kuvend dhe atë për lëndë të para minerale. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
