Botë
Kuvend, seancë për pr/ligjin për PP-në
14.02.2020 10:58
Ne kuvend deputetet ne seance plenare vazhdojne debatin per propozim ligjin per Prokurorine Publike....

Në Kuvend, deputetët në seancë plenare vazhdojnë debatin për propozim-ligjin për Prokurorinë Publike, si dhe për Ligjin për Këshillin e Prokurorëve.
Seanca e 135 filloi mbrëmë rreth orës 22:00, por kryeparlamentari, Talat Xhaferi, e shtyu të njëjtën për ditën e sotme, për arsye se për këto dy pika të rendit të ditës janë paraqitur për diskutim mbi 30 deputetë. Ai u bëri thirrje liderëve të partive politike për t’u marrë vesh për një takim të ri liderësh për të siguruar numrin e shumicës së nevojshme.
Dy ditë më herët, dy propozim ligjet morën dritë jeshile nga anëtarët e Komisionit për Çështje Europiane dhe nga Komisioni amë juridiko-kushtetues. Për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike dhe Ligjit për Këshillin e Prokurorëve nevojiten gjithsej 80 vota.
