Maqedoni

Spasovski: Prioritet është miratimi i ligjeve, jo zgjedhjet

14.02.2020 11:25

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski, sot ka deklaruar se nuk mund të ketë shpërbërje të kuvendit....

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski, sot ka deklaruar se nuk mund të ketë shpërbërje të kuvendit pa miratimin paraprak të ligjeve, duke aluduar në Ligjin për Prokurorinë Publike dhe Këshillin e Prokurorëve.
 
“Prioritet është që të miratohen ligjet dhe jo të shkohet në zgjedhje, kjo duhet të jetë primare për të gjitha partitë politike, nuk mund prioritet të jetë çfarëdo qoftë interesi politik. Kur ofrohen zgjedhjet, gjithmonë ka tensione. Tensionet në Kuvend janë vetëm për përfitime politike”,- tha Spasovski.
 
Sa i përket thirrjes së kryeparlamentarit Xhaferi për mbajtjen e një takimi të ri të liderëve, kryeministri Spasovski ka deklaruar se kjo çështje do të shihet nëse ka nevojë për një takim të tillë për të cilin opinioni do të jetë i njoftuar paraprakisht, ka thënë kryeministri teknik, Oliver  Spasovski.