Maqedoni
Kuvend, seancë për shkarkimin e ministres teknike
14.02.2020 11:37
Kreu i Kuvendit për sot ka caktuar seancë edhe për shkarkimin e ministres teknike, Rashela Mizrahi....

Kreu i Kuvendit për sot ka caktuar seancë edhe për shkarkimin e ministres teknike, Rashela Mizrahi, për shkarkimin e së cilës iniciativë deri në Kuvend ditë më parë dorëzoi kryeministri teknik, Oliver Spasovski.
Shkarkimi i Mizrahit nga kryeministri Spasovski erdhi pasi ajo në disa raste bëri shkelje të ligjit dhe Kushtetutës, duke mos respektuar Marrëveshjen e Prespës. Ndërsa nga VMRO-DPMNE insistojnë që Mizrahi të vazhdojë të ushtrojë detyrën e ministres. Për tu miratuar iniciativa e dorëzuar, nevojiten 61 vota.
