Maqedoni

Tryezë për sigurinë në Munih, panel i veçantë për Ballkanin perëndimor

14.02.2020 12:05

Në Munih mbahet Konferenca e Sigurisë, ku marrin pjesë krerët e më shumë se 40 vendeve...

Në Munih mbahet Konferenca e Sigurisë, ku marrin pjesë krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, liderët e shumë institucioneve, ministra dhe ekspertë.
 
Një panel i veçantë i kushtohet edhe Ballkanit Perëndimor. Për herë të parë në një tryezë do ulen kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Bashkë në panel do të jetë dhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski kryeministri shqiptar, Edi Rama, ai i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, dhe shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.