Botë

Efektet post-Brexit, riformatohet Qeveria britanike

14.02.2020 12:38

Qeveria e Britanisë së Madhe riformatohet pas largimit zyrtar nga Bashkimi Europian.....

Sijad Javid dha dorëheqjen nga drejtimi i Ministrisë së Financave, ndërsa kryeministri Boris Johnson kërkon që t’i japë një shtysë tjetër ekonomisë së vendit. Javid kundërshtoi urdhrin për të shkarkuar ndihmësit e tij duke thënë se asnjë ministër nuk mund ta pranojë një kusht të tillë. Pa humbur kohë, Johnson emëroi dhe pasuesin e tij, Rishi Sunak.
 
Sekretari për Biznesin dhe ai për Irlandën e Veriut ishin mes atyre që u shkarkuan. Gjithashtu nga qeveria u largua ministrja për Strehimin dhe ajo për Mjedisin, ndërsa kryeministri Johnson kërkoi dhe dorëheqjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Britanisë së Madhe.