Maqedoni

Gripi sezonal, 3600 të prekur për një javë, tre fëmijë më rëndë

14.02.2020 14:48

Vetëm këtë javë janë regjistruar 3600 të prekur nga gripi, ndërsa numri i përgjithshëm është 10.700 persona....

Dje u regjistrua edhe viktima e parë e gripit sezonal, ku humbi jetën një 14 vjeçare. Tre fëmijë prej 17 pacientëve në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup janë në gjendje serioze si rezultat i komplikimeve nga gripi. Por, të tre fëmijët kanë edhe disa sëmundje tjera. Autoritetet shëndetësore thonë se për momentin nuk ka nevojë për mbyllje të shkollave.
 
“Nuk janë të gjithë pacientët  me komplikime, ka dy fëmijë të hospitalizuar me komplikime të rënda të bronko-pneumonisë, ndonjëherë fëmijët kanë miozit, dhimbje të muskujve, të eshtrave, dhe një fëmijë me enfacelit. Siç e dini nga informatat e djeshme, një fëmijë me sëmundje kronike me cefolopati dhe paralizë cerebrale ka pasur komplikime nga gripi. Pacientë më ventilim mekanik me grip të vërtetuar nuk kemi.”,- deklaroi drejtoresha e Klinikës Universitare të Sëmundjeve të Fëmijëve, Natasha Najdanovska Allulloska.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI