Maqedoni
Rinovohet konvikti “Goce Dellçev”, 2.7 mln euro investim. Do të rinovohen edhe 7 konvikte
14.02.2020 15:09
Konvikti studentor “Goce Dellçev” u rinovua në tërësi.

Konvikti studentor “Goce Dellçev” u rinovua në tërësi. Blloqet B dhe V u lëshuan në përdorim të rinovuara sipas standardeve bashkëkohore me pajisje që mundësojnë kushte ideale për studentët. Në këtë konvikt do të vendosen 1200 studentë. Autoritetet premtojnë renovimin edhe të konvikteve të tjera studentore.
“Bëhet fjalë për një investim prej 2.7 milion euro, ku 2,3 milion euro janë investuar në aspekt infrastrukturor, ndërsa rreth 400 mijë euro për të siguruara mobiljet e nevojshme. Në rrjedhë e sipër është edhe realizimi i projektit për rikonstruimin e 7 konvikteve në më tepër qytete që ka vlerë prej 15 milion euro.”,- deklaroi ministri i Arsimit, Arbër Ademi.
“Me zgjidhjen e problemeve që ekzistonin për shkak të instalimeve të vjetra dhe implikimeve financiare, studentët nuk do të përballen me mungesë të ujit të ngrohtë dhe ngrohjes qendrore.”,- u shpreh drejtori i Konviktit “Goce Dellçev”, Darko Nikollovski.
Studentët do të kenë mundësi edhe për shujtë studentore në vlerë prej 2400 denarëve në muaj dhe për këtë do të paguhen operatorë të ushqimit.
FLUTURA LATIFI
