Maqedoni

Leukemia - sëmundje që shërohet, mjekët: 84% shërohen, nëse diagnostikohen në kohë

14.02.2020 15:46

Çdo vit, 35 deri në 40 fëmijë diagnostikohen me sëmundje malinje...

Çdo vit, 35 deri në 40 fëmijë diagnostikohen me sëmundje malinje, por mjekët thonë se për fat të mirë kanceri tek fëmijët në të shumtën e rasteve mund të kurohet. Leukemia akute limfoblastike mund të kurohet tek 84% e fëmijëve, nëse diagnostikohet në kohë.
 
“Nuk mund të themi se ka trend të rritjes të sëmundjeve malinje tek fëmijët. Rezultatet e organizatave ndërkombëtare në Evropë dhe në vend tregojnë se në shumicën e rasteve kanceri i fëmijëve mund të kurohet.”,- tha Svetlana Koçeva nga Klinika Universitare e Sëmundjeve të Fëmijëve.
 
“Para 60 apo 70 viteve më parë, kur leukemia akute limfoblastike ishte një sëmundje universale fatale,  sot është  sëmundje e shkallës së lartë të kurimit. Kjo është për shkak të diagnostikimit të përmirësuar, kushteve më të mira të trajtimit e terapisë moderne. Leucemia akute limfoblastike mjekohet për dy vjet, ndërsa ajo jolimfoblastike për më shkurt kohë. Prandaj  është me rëndësi që të diagnostikohet me saktësi çdo sëmundje malinje, sepse do të thotë trajtim i duhur sipas një lloji të caktuar të protokollit.”,- theksoi udhëheqësja e Repartit të Hematologjisë dhe Onkologjisë së Fëmijëve, Kata Martinova.
 
Në Klinikën Universitare të Sëmundjeve të Fëmijëve po rinovohet edhe Reparti i Hemta-onkologjisë për trajtimin e pacientëve me sëmundje malinje.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI