Maqedoni
Xhaferi uron festën e Kurban Bajramit
03.10.2014 20:43
Zëvendëskryeministri Musa Xhaferri ka uruar besimtarët e fesë islame për festën e Kurban Bajramit...

Xhaferri në urimin e tij uron që kjo festë të kalojë në shenjë solidariteti, tolerance dhe qetësie shpirtërore.
Urimi i plotë i z. Xhaferri:
Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit – Qeveria e Republikës së Maqedonisë, të gjithë besimtarëve mysliman t’ua uroj Festën e Kurban Bajramit.
Uroj që këtë Festë të madhe fetare ta kaloni në shenjë solidariteti, tolerance dhe qetësi shpirtërore në mesin e më të dashurve tuaj.
Kjo Festë është ditë e nderimit, mirëkuptimit dhe respektit ndaj njëri-tjetrit, ditë e paqes dhe lumturisë për të gjithë njerëzit e cila sjell mes nesh simbolin e sakrificës për besimin dhe shpresën, sakrificës së nevojshme për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne.
