Maqedoni
Petrovska vizitoi Sektorin për Punë të Brendshme në Kërçovë, diskutohen sfidat në prag të zgjedhjeve
14.02.2020 16:12
Ndihmësministrja plotësuese për Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska....

Ndihmësministrja plotësuese për Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska, vizitoi sot Sektorin për Punë të Brendshme në Kërçovë. Me drejtuesit e këtij sektori u diskutua rreth sfidave me të cilat ballafaqohen organet e rendit, në veçanti për efikasitetin gjatë procesit të pritshëm zgjedhor.
“U njoftova se gjendja e sigurisë në territorin e Kërçovës është stabile, nuk janë paraqitur situata serioze të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, apo siguria e qytetarëve, policia është mjaftueshëm e ekipuar që të ballafaqohet me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, me qëllimin e vetëm që qytetarëve t’u sigurohet e drejta e tyre kushtetuese për të votuar pa pengesa”,- theksoi ndihmësministra plotësuese e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska.
SHABAN DALIPI
