Maqedoni
Gruevski uron festën e Kurban Bajramit
03.10.2014 20:45
Kryeministri Nikola Gruevski ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit...

Në telegramin drejtuar kreut të BFI-së, Sulejman ef. Rexhepi, kryeministri uron për ditë të bukura festive, me plot paqe dhe harmoni, unitet dhe tolerancë.
“Kjo festë është e njohur për solidaritetin dhe kujdesin që askush të mos jetë i harruar: familjarët, miqtë, bashkëqytetarët, të varfrit, të sëmurët dhe të vetmuarit. Le të jetë kështu edhe këtë vit. Le të sundojë mendimi i mirë dhe veprat e mira njerëzore, si përgjatë festës, ashtu edhe përgjatë gjithë vitit. Vlerat e tilla janë pasuri për shoqërinë tonë, ruajtja e tyre është obligim si ndaj paraardhësve tanë, ashtu edhe ndaj gjeneratave të ardhshme”, thuhet në urimin e kryeministrit.
Në vijim, kryeministri thotë se shënimi i festave i feve dhe kulturave të ndryshme në Maqedoni, paraqet manifestimin më autentik të unikalitetit dhe universalitetit tonë, si vend i cili bashkon vlerat e shoqërisë bashkëkohore.
