Pr/ligji për Prokurori, dramë e vërtetë në seancën plenare

14.02.2020 18:13

Dramë e vërtetë në Kuvend me ndërprerje të kohëpaskohshme të seancës....

Dramë e vërtetë në Kuvend me ndërprerje të kohëpaskohshme të seancës ku po diskutohej propozim ligji për prokurori. VMRO-DPMNE kundërshtoi miratimin e tekstit ligjor me arsyetimin se nuk lufton krimin por është për drejtësi selektive. Deputeti, Antonio Milloshovski, u pengua nga kryeparlamentari, Talat Xhaferi, të lëshojë audio-xhirim të ri për përfshirje të Zoran Zaevit në aferën “Zhvatje”.

Milloshovski dhe Mukoski me akuza të ndërsjella

Ndërkohë, Milloshovski akuzoi Kërsto Mukoskin se ka marrë tender nga qeveria në shkëmbim të votimit të ligjeve. U kundërpërgjigj Mukoski se VMRO është peng i dy tre kriminelëve.

“Disa njerëzve që Kërste Mukoski ua hapi derën për NATO, ende janë në burg dhe fëmijët e tyre nuk kanë baballarë siç kanë fëmijët e tij, pasi që Mukoski ka vendosur që t’i zhgënjejë qytetarët që e kanë votuar.”,- theksoi Antonio Milloshovski nga VMRO–DPMNE.

“Kërsto Mukoski për gabimin e tij të pavetëdijshëm vuajti dënimin, më vjen që ata si t’i të cilët i adresojnë njerëzit atë që bënë, po citoj një dëshmi: Mos kërkoni, Luben Arnaudov, shkoni lart caku është Zaevi, më vjen keq që persona si t’i nuk mbartin përgjegjësi. Ministrja e Drejtësisë nuk elaboroi ligjin, por në replikën e saj tha se tek deputetët e opozitës sheh panik dhe përpjekje për të penguar miratimin e ligjit.”,- theksoi deputeti i pavarur, Kërsto Mukoski.

Deskoska: Opozita në panik, po pengon ligjin

“Kjo ishte një përpjekje e mirë pasi që mezi prisnit që mos të merrni pajtim që ta lëshoni audioxhirimin. Herën e kaluar në komision pamë se nuk lëshuat bombë por fishekzjarrë pa kurrfarë domethënie dhe vlerë.”,- theksoi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Kostadinov: VMRO jokompetente për drejtësi

Përplasjet vazhduan në relacion LSDM–VMRO. LSDM e bindur në miratimin e ligjit i cili sipas tyre lufton në thelb krimin, ndërkaq VMRO tha se ligji s’duhet të miratohet në kurriz të marrjes së datës në mars, pasi kjo s’ka për të ndodhur.

“Kolegë Antonio po thoni se keni bomba, çfarë prisni, pse nuk i publikoni, pse nuk i dorëzoni në prokurori dhe të hapet procedurë. Kishim mundësinë të dëgjojmë se si pikërisht ju porosisni lustrimin, dhe ju tani po flisni për shtet ligjor?”,- theksoi Kostadin Kostadinov nga LSDM.

Dimovski: S’ka datë në mars, shkas zhvatja

“S’do ketë datë në mars, pasi që e gjithë kjo që po ndodh me aferën Zhvatje, ambasadat e dimë më mirë se cilido në këtë sallë, besoni dinë gjithçka, e dinë se kush e morri çantën Louis Vuitton dhe në cilin qytet të Maqedonisë e dërguan.”,- u shpreh Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE.

Në debat u përfshinë edhe deputetët e pavarur të VMRO-së të cilët ftuan për kthim të nivelit të debatit dhe votim të ligjit. BDI nëpërmjet Artan Grubit bëri me dijes e do të mbështesë gjitha ligjet deri në shpërbërje të kuvendit. (Meral Ismaili, TVM2)