Pr/ligji për Prokurori, përfundoi debati pa votim, vazhdon mbledhja e re

14.02.2020 22:28

Kuvendi përfundoi diskutimin e projekt ligjit për Prokurori Publike....

Kuvendi përfundoi diskutimin e projekt ligjit për Prokurori Publike. Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi ndërpreu seancën dhe ftoi koordinatorët e grupeve parlamentare që ta njoftojnë kur të jenë të gatshëm për ta vënë propozim ligjin në votim.

“Shpall pauzë prej ore dhe pres që koordinatorët e shumicës të më njoftojnë se kur të vazhdojë senacën për votim për këtë pikë dhe kur t’i kthehem kësaj seance.” – tha Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Diskutimi rreth projekt ligjit për PP u zhvillua kryesisht mes deputetëve të VMRO DPMNE-së dhe grupit të pavarur të depuetëtëve të VMRO DPMNE-së. Kryesisht u këmbyen akuza se kush dëshiron të mbrohet me ligj. 

“Kolegë Antonio Milloshovski dilni nga partia dhe çlirojeni partinë.  E robëruat partinë. Ju nuk keni të drejtë t’ia bëni këtë partisë sime, partisë së mijëra qytetarëve të këtij shteti. Lëshoni partinë që të përjetojë një process të vërtetë demokratik dhe mos i shndërroni këto procese në beteja personale.” – theksoi depuetetja e pavarur e VMRO DPMNE-së, Emilia Aleksandrova.  

“Ky koalicion, Sasho Mijallkov, Vice Zaev dhe Zoran Zaev, ata e adhurojnë këtë ligj, prandaj e shtyjnë, që të mos ketë denime për njerëzit që sot bëjnë biznes, a deri dje LSDM i quante kriminelë.” – u shpreh deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshovski.

Shumica parlamentare është e  bindur se me miratimin e ligjit do të luftohet, në thelb, krimi dhe korrupcioni, ndërkaq VMRO konsideron se ky ligj s’duhet të miratohet, pasi nuk janë marrë parasysh rekomandimet e ekspertëve. Sipas opzotës nuk mban as arsyetimi se nga miratimi i këtij ligji varet marrja e datës për fillimin e negociatave gjatë muajit në mars, pasi kjo s’ka për të ndodhur.(Shpëtim Nuredini, TVM2)