Maqedoni
Kuvend, shkarkohet ministreja Rashela Mizrahi
15.02.2020 15:05
Rashela Mizrahi nuk është më ministre teknike e minsitrisë së punës dhe politikës sociale...

Ajo u shkarkua mbrëm nga Kuvendi me propozim të kryemisnitrit teknik Oliver Spasovski, i cili në arsyetimin e nismës për shkarkimin e mizrahit tha se Mizrahi disa herë u paraqit në konferenca për shtyp para tabelës me emrin Republika e Maqedonisë, duke anashkaluar kështu emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut.
Me këtë ministrja Mizrahi ka shkelur Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Prespës theksoi kryeminsitri Spasovski.
“Këti propozimi për shkarkimin e Rashela Mizrahi nga funksioni ministre e punës dhe politikës sociale në qeveri vendosa për kashkak të një sër paraqitjesh publike në të cilat ajo ashpër e shkeli kushtetutën e vendit dhe ligjet që e rregullojnë shfrytëzimin e emrit kushtetues të evdnit. Misniteja e Punës dhe POlitikës Sociale në qeverinë e Maqedonisë së Veriut nuk e kkorrigjonte këtë sjellje dhe çoi deri te ajo që ndaj sjalljes së sajë të pa përgjegjshme të merret masa që e propozoj, për shkakrimin nga posti I misnistres.Për shkak të përsëritjes së mosrespektimit të kushtetutës dhe ligjeve është e pa shmangshme përshtypja se minsitreja Mizrahi me vetëdije dhe me qëllim e shkel kushtetutën dhe marrveshjen historike të Prespës me çka I vendos në rrezik mardhëniet me fqinjët dhe procesin e euro integrimeve”, u shpreh kryeministri Oliver Spasovski.
Por sipas ministres tanimë të shkarkaur Rashela Mizrahi tabela ka qenë vetëm shkas ndërsa nisma për shkarkimin e sajë është ndërmarr për të fshehur të vërtetën që po ndodh në vend dhe politikat dështuese të qevrisë.
“Më në fund, presioni ndaj hebrejes Rashela Mizrahi duke mos pasur për çfar tjetër, spin doktorët e partisë në pushtet në përpjekje dëshpruese për ta fshehur fotografinë e vërtetë për atë që po ndodh në vend dhe në minsitri, politikat dështuese të LSDM-së liderët e së cilës po kërkojnë shpëtim nga ne, në vend që të kapen për punën e tyre, kulminoi me shfaqjen teatrale e quajtur tabela në Minsitrinë e Punës dhe Politikës Sociale”, theksoi ish minsitrja e Punës dhe Politikës Sociale Rashela Mizrahi.
Shkarkimin e Mizrahit e kundërshtuan deputetët e VMRO-së por shumica votoi për shkarkimin e sajë, prandja VMRO-së i mbetet që deri të dielen kur pritet të shpërndahet kuvendi të dorëzojë propozimin për minister të ri teknik në minsitrinë e punës dhe politikës sociale.
NAIM SINANI
