Maqedoni
Kodi zgjehdor: Dibra, Mavrova e Rostusha barten në njësinë e 5
15.02.2020 14:09
Deputetët gjatë punimeve të mbrëmshme kuevdnore miratuan ndryshimet në në Kodin Zgjedhor...

Ndryshimet kanë përfshirë vërejtet e OSBE ODIHR-së dhe balansimin e numrit të votuesve mes njësisë 5 dhe të gjashtë zgejdhore, me çrast Dibra dhe Komuna Mavrovë rostushë nga njësia 6 kalojnë në njësinë e 5 zgjedhore.
Por pati edhe deputet të cilët theksuan se për barazinë e votës dhe demokratizimin e partive më së miri mdo të ishte që vendi të jetë një njësi zgjedhore.
“Nga njësia 6 bartet Mavrova-Rostusha dhe Dibra në njësinë 5, duke marr për bazë se numri i votuesve ka dallim mbi 5% në njësinë e 6. Zgjidhje më e mirë që të gjith votuesit të jenë të barabartë është një njësi zgjedhore”, u shpreh deputeti i LSDM-së, Rubin Zemon.
“Nuk arritëm ti demokratizojmë partitë. Atë do të mund ta bënim vetëm nëse e ndryshonim modelin zgjedhor me një njësi zgejdhore dhe lista të hapura ku do të vlerësohej vota e çdo qytetari “, theksoi deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova.
Depuetja Rangellova pati vërejtje edhe te pjesa e përfaqësimit gjinor, me çrast theksuan se kodi zgjedhor duhet të parasheh përfaqësim të barabartë të grave në kuvend.
Njëherit deputetët miratuan edhe propozim ligjin për personat e paevidentuar në Librin Amë.
NAIM SINANI
