Autostrada Shkup-Bllacë, dy të vdekur në një kazino
Dy persona kanë mbetur të vrarë në orët e hershme të mëngjesit në një kazinos në rrugën Shkup-Bllacë...

Dy persona kanë mbetur të vrarë në orët e hershme të mëngjesit në një kazinos në rrugën Shkup-Bllacë, apo “Magjistralja e Adriatikut”.
“Në ora 04:47 minuta në SPB – Shkup është denoncuar se në kazinonë që gjendet në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup, katër persona të armatosur janë futur brenda kazinosë dhe kanë filluar të gjuajnë ndaj personave prezent në Kazino, me çrastë kanë qëlluar 22 vjeçarin V.H. nga Kosova, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Poashtu në këtë sulm të armatosur ka humbur jetën edhe 24 vjeçari Bunjamin Nuishi nga fshati Krushopek i Shkupit i angazhuar si sigurim në kazino. Nuishi ka qenë një mundës i njohur në vend, ndërsa ka ndërruar jetë pasi me kundak është goditur në kokë.
Personat e armatosur më pas kanë marrë qarkullimi ditor dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Ekspertizë në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB-Shkup prej ku thonë se po merren të gjitha masat për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit.
